-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali prezanton nismën “Kuvend-ON” në Elbasan: Angazhim i fortë i të gjithëve për integrimin në BE

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vijuar sot takimet në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” në qarkun e Elbasanit. Spiropali në ambientet e Teatrit Skampa ka prezantuar nismën “Kuvend-ON”, një program ku çdo qytetar mund të shprehë shqetësimet e tyre drejtpërdrejt me kryetaren e Kuvendit.

Spiropali ka shprehur se debati publik i shërben demokracisë dhe në Kuvendin e Shqipërisë përcillen vazhdimisht problematikat e qytetarëve, në veçanti gjatë Javës së Gjelbër kur deputetët gjenden në zonat e tyre zgjedhore.

“Kuvendi ka një rol shumë të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të gjitha strukturat parlamentare, Shërbimi për Integrimin Evropian, Komisioni për Çështjet Evropiane, komisionet e posaçme janë angazhuar maksimalisht për realizimin e prioritetit numër një të Kuvendit.

Por përmbushja e këtij objektivi kërkon angazhimin e fortë të të gjithëve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kuvendi ka rol madhor për këtë çështje dhe të gjithë duhet të jemi bashkë”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit