-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlorë/ Tentoi të mbytej, çifti ukrainas shpëton 60-vjeçaren

Kryesoret

Një grua rreth moshës 60 vjeçare ka tentuar të mbytet në det paraditen e së martës në Vlorë. Dy shtetas ukrainas, Sergei Artemenko dhe bashkëshortja e tij Katerina, kanë shpëtuar gruan nga mbytja.

Ata treguan se fillimisht dëgjuan një zhurmë dhe menduan se ishte peshk, por më pas panë gruan me rroba të zeza që po mundonte të merrte frymë. Sergei ka hequr rrobat dhe ka hyrë në ujë për ta nxjerrë, ndërkohë që Katerina i ka dhënë ndihmën e parë.

Pas ndihmës, gruaja është transportuar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sergei ka pësuar një dëmtim të lehtë në gjurin e tij gjatë operacionit të shpëtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit