Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen në Platformën Elektronike të Zgjedhjeve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani janë regjistruar 98 645 emigrantë dhe janë miratuar 62 262 kërkesa. Nga këto 60.7% janë meshkuj dhe 39.3% janë femra.
Ndërsa numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç, më pas vjen 36-45 vjeç. Nga kërkesat për aplikime janë refuzuar 36 360. Numri më i lartë i këkesave është regjistruar nga Italia, më pas Greqia, Gjermania dhe SHBA.