Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me drejtuesit politik, koordinatorët dhe kryetarët e degëve kërkoi që ata të nisin punën që nesër me takime në të katër anët e Shqipërisë.
Berisha u shpreh se do të vazhdojnë takimet me emigracionin dhe diasporën. Ai nënvizoi se me datë 8 shkurt e gjithë Shqippëria do të zbresë në Tiranë. Berisha i ftoj të gjithë emigrantët që të vendosin komunikime urgjente me parlamentarët e tyre, si dhe të denoncojnë përjashtimin e tyre nga qeveria shqiptare nga e drejta e votës.
“Me datën 8 e gjithë Shqipëria zbret në Tiranë.
Takimet me emigracionin dhe diasporën vazhdojnë siç kanë vazhduar.
Dhe unë shpreh mirënjohje ndaj të gjithë shqiptarëve në emigracion dhe diasporë për takimet dhe për ju që i keni takuar dhe keni bërë takime shumë të mira.
Por tani, po vazhdoi kështu, takimet do përqendrohen totalisht në qytetet me ambasadat shqiptare dhe ambasadat e narkoshtetit do kenë ditë të vështira.
Ftoj emigracionin dhe diasporën të vendosin komunikime urgjente me parlamentarët e tyre, të denoncojnë përjashtimin e tyre nga qeveria shqiptare nga e drejta e votës.
Duhet që nesër të nisim punën, takime në të katër anët e Shqipërisë.
Të merrni masa, të siguroni mundësi transporti, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj.
Fati i votës së lirë varet nga ne, jo nga Edi Rama.
Ne duhet të përmbushim misionin tonë.”, tha Berisha.