Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se Edi Rama nuk po lejon që të votojnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, por nuk kanë një dokument identifikimi të lëshuar nga Shqipëria, por vendi ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.
“Kreu i narko-shtetit Edi Rama po bën gjithçka për të sabotuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit, për votim. Ai po kushtëzon votimin e shqiptarëve me shtetësi shqiptare me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht dokumentit që kanë marrë në vendin ku jetojnë.
Ky është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe shqiptarëve. U bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për demonstrata të fuqishme para ambasadave nëse nuk miratohet ligji që u jep atyre të drejtën e votës” tha ai.