Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një avion dhe një helikopter ushtarak janë përplasur në ajër, duke shkaktuar një katastrofë që ka lënë 30 viktima.
Avioni i pasagjerëve ishte në fazën e fundit të uljes në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan në Uashington, kur ndodhi përplasja me helikopterin e Forcave Ajrore të Ushtrisë. Pas aksidentit, avioni u rrëzua në lumë dhe u nda përgjysmë.
Më shumë se 30 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomac, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet. Pas kërkimeve të gjatë, është konfirmuar se nuk ka të mbijetuar. Senatori Roger Marshall, i cili përfaqëson Kansasin, ka shprehur ngushëllime.
Çfarë panë dëshmitarët dhe çfarë dihet deri tani për tragjedinë në SHBA?