Shifrat e fundit tregojnë se 118 emigrantë nga Kosova dhe 1,874 shqiptarë janë të rrezikuar për t’u dëbuar nga SHBA pas urdhrit të presidentit Donald Trump për depërtimin e emigrantëve të paligjshëm. Këto të dhëna u publikuan nga Fox News, e cila citon një dokument të lëshuar nga Shërbimi i Kontrollit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në nëntor të vitit 2024.
Për herë të parë, administrata Trump ka nisur një fushatë agresive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm dhe ka premtuar rritjen e masave të dëbimeve. Po ashtu, Trump njoftoi një plan për të dërguar “kriminelët e huaj më të këqij” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos në Kubë, që do të mund të strehojë deri në 30 mijë persona.
Për këtë fushatë, shumë nga vendet e origjinës, përfshirë Shqipërinë, janë përfshirë në listën e mundshme të dëbimeve, duke përfshirë edhe emigrantët nga Kosova, të cilët mund të përballen me një proces të ngjashëm.
Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë, urdhri për emigrantët e paligjshëm prek edhe Shqipërinë