13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti nisi me atentate, vrasje dhe eksploziv/ Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur

Kryesoret

Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin financuar nga qeveria suedeze për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.

Ky anketim sipas ministrit Ervin Hoxha është tërësisht i pavarur, kryhet për të gjashtën herë me iniciativën dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë suedeze.

Ai tha se nga anketimi rezulton se 82% e qytetarëve ndihen të sigurtë dhe 65% e vlerësojnë punën e policisë si të mirë dhe shumë të mirë.

“Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë së shtetit si të mirë dhe shumë të mirë. 82% e qytetarëve ndihen më të sigurtë në zonat që banojnë. Ne jemi në rrugën e duhur” tha ai.

Ky vit ka nisur me disa atentate dhe vrasje. Vetëm sot u regjistruan dy shpërthime me eksploziv në Shkodër dhe Krujë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit