Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, Tiranë ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.
Fillimisht u raportua si plagosje nga një person që kishte qëlluar nga jashtë shtëpisë dhe ishte larguar me një makinë të zezë, por pas hetimeve të para rezultoi e kundërta. Gjithçka ka nisur nga një konflikt në familje.
I ati i 15-vjeçarit është konfliktuar me të vëllanë, i cili ka qëlluar me armë dhe plumbat kanë kapur nipin e tij 15-vjeç. Xhaxhai që qëlloi nipin aksidentalisht Nazmi Pëllumi është shpallur në kërkim.
Binjaku i autorit, Florian Pëllumbi u arrestua pasi në shtëpi iu gjet kokainë. I plagosuri ka tre plumba. Adoleshenti ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
Kthesë në Tiranë, policia merr babanë, kush e qëlloi djalin me 3 plumba?