Një 28-vjeçar, Hertjon Hasanbelliu, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për shitje kokainë në dyqanin e tij. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin e tij në Fushë Qelë, policia gjeti një sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte e ndarë në doza për shitje.
Sipas informacioneve nga policia, gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu një peshore elektronike dhe një celular, të cilat do të shërbejnë si prova materiale për këtë rast.
Ky arrestim vjen si pjesë e një operacioni më të gjerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në të cilin janë angazhuar specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, e cila po heton për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.