-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për zgjedhjet, çdo votë tjetër është një gur në ujë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

Në një fjalim të tijin në Kuvendin Rinor Kombëtar, ai theksoi rëndësinë e votës së diasporës dhe e inkurajoi atë të mbështesë Partinë Socialiste, duke e cilësuar çdo votë të dhënë për partitë e tjera si një “gur të hedhur në ujë”.

Rama gjithashtu kritikoi opozitën, duke e quajtur një “kënetë bretkosash” me një “buf kënete” në krye, duke nënkuptuar se liderët opozitarë nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë të besueshme.

“Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta mbajë parasysh se afati i fundit për tu regjistruar është data 4 mars. Prandaj mos e lini për ditën e fundit, regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim votën tuaj. Vota e çuar tek cilido tjetër është gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye në buf kënete. Vota e sjellë tek ne është një gur i vendosur në muret e reja të shtetit shqiptar, të cilat po shtrihen dhe forcohen vit pas viti për t’iu bashkuar edhe për pak vite kalasë së Evropës së Bashkuar, ku më në fund do të valëvitet flamuri më i bukur në botë në Europë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit