Sporti i Xhudos në Kosovë Akil Gjakova ka arritur sukseset e radhës në Grand Slamin e Parisit. Ai fitoi medalje të argjendë dhe për të ishte e treta në këtë event.
Në finale në peshën deri 73 kilogramë, u mposht nga rivali nga Uzbekistani, Ahadov, nga i cili është mposhtur edhe tri herë të tjera.
Në podium hipi edhe Nora Gjakova që fitoi medaljen e parë në karrierë, të bronztën, në kategorinë deri 63 kg.
Ndërsa xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.









