Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Parma, në Itali për shitje kokaine. Aksioni u krye në zonën ku ndodhet edhe parkingu i mjeteve, në varrezat e Cabriolos.
Efektivët panë dy makina me motorin e ndezur dhe dy persona që ishin brenda, ndërsa i treti po shkëmbente diçka. Kështu efektivët ndërhynë dhe gjatë kontrollit i gjetën 30-vjeçarit sasi droge dhe 350 euro para të gatshme.
Ndërsa brenda makinës, shqiptari kishte krijuar një dhomëz të fshehtë, një sistem mekanik i ndërtuar vetë, që kishte pjesë metalike dhe magnetike, që e mbante të të ngjitur me mjetin.
Sipas mediave italiane aty ndodhej e puthitur një kuti, në dukje krem për fytyrën ku ishin futur 10 doza kokaine me peshë 6 gramë. Ndaj shqiptarit u vendos masa e ndalimit nga Gjykata e Parmës dhe dy të tjerët u morën nën hetim.