Kryeministri Edi Rama në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në qytet Studenti nuk ka kursyer ironizimet për opozitën.
Rama në fjalën e tij u shpreh se ndihen të çliruar nga shejtanët pasi ata luajnë rolin e hudhrës që i mbajnë larg nga syri i keq.
“Shejtanët që për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist.
Por tani ndihemi të çliruar në sensin që shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq.
Dhe në rastin më të mirë na motivojnë për të bërë punë të mira.”, tha Rama.