Një sulm i rëndë ka ndodhur në Sirinë Veriore.Sipas BBC, ka ndodhur një sulm me bombë me makinë në një automjet që transportonte punëtorë bujqësore në Siri veriore. Nga ky sulm janë vrarë 15 persona, ku 14 ishin gra.
Ndërsa 15 gra të tjera janë plagosur nga shpërthimi në periferi të qytetit Manbij, në lidne të Aleppos, sipas Mbrojtjes Civile të Sirisë.
Agjencia, e cila njihet edhe si Helmetat e Bardha, tha se disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm nga ndonjë grup i armatosur. Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës me makinë bombë në zonën e Manbij në tre ditë.
Të shtunën, dy fëmijë dhe një grua ishin mes katër personave të vrarë nga një shpërthim në një rrugë në qendër të qytetit, thanë Helmetat e Bardha.