Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott u takua me Altin Dumanin, kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe sipas njoftimit të selisë diplomatike rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025” mbyllet postimi i Nicholas Abbott.