Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë për të rritur në qytetin Orebro, Suedi, duke shkaktuar vdekjen e rreth 10 personave.
Policia suedeze njoftoi se numri i të plagosurve është ende i paqartë dhe po punojnë për identifikimin e viktimave. Sipas autoriteteve, dyshohet se autori i sulmit mund të jetë një prej të vdekurve, ndërsa për momentin nuk ka prova për motive terroriste.
Shkolla, e quajtur Risbergska, ofron kurse për emigrantët dhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale.