Një helikopter është rrëzuar në Castelguelfo di Noceto, në Parma të Italisë, mbrëmjen e së hënës. Tre persona kanë humbur jetën, përfshirë Lorenzo Rovagnati, trashëgimtarin e njohur të kompanisë së sallamit Rovagnati.
Aksidenti ndodhi pranë kështjellës mesjetare të familjes Rovagnati, dhe pas aksidentit, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendngjarje, por gjetën vetëm trupat e pajetë të pasagjerëve.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Aviacionit ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.