Sipas raportimeve të fundit të media amerikane, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është duke zhvilluar plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria.
Këto plane po përgatiten pas një interesi të shprehur nga presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë për tërheqjen e trupave brenda 30, 60 ose 90 ditëve.
Zyrtarët e mbrojtjes amerikanë kanë njoftuar se një plan tërheqjeje mund të realizohet pas një vlerësimi të situatës në terren dhe takimeve me liderë të lartë ushtarakë.