Të martën në mbrëmje të shtëna me armë janë dëgjuar në një fabrikë në Ohajo. Mediat lokale raportojnë se të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe disa prej tyre janëdërguar në spital.
Policia e New Albany mori një telefonatë për një sulm të armatosur në orën 22:30 dhe shkoi në Smith Mill Road North, ku ndodhet fabrika e kompanisë kozmetike KDC/One.
Sipas policisë i dyshuari mbeten ende i pa njohur. Ndërkohë banorëve të zonës u është bërë thirrje që të shmangin zonën.
Sipas postimeve të Real Time News në platformën e rrjeteve sociale X, i dyshuari thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet i lirë.