-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohet rrjeti i kokainës në Itali, shqiptarë të arrestuar, drejtohej nga një 31-vjeçar

Kryesoret

Në një operacion të koordinuar nga prokuroria e Cassino, karabinierët e Sora në Itali arritën të çmontojnë një rrjet të madh trafikimi droge, duke arrestuar 8 persona, përfshirë dy shqiptarë.

Hetimi nisi pas arrestimit të një 23-vjeçari shqiptar në dhjetor 2023, ku iu gjet kokainë dhe para. Pas hetimeve, doli se rrjeti drejtohej nga një 31-vjeçar shqiptar, aktualisht në Shqipëri, i cili jepte urdhra përmes telefonit.

Sipas hetimeve, ky grup vepronte me një strukturë të qartë dhe rola të ndara, ku shqiptarët konsideroheshin “turistë sezonalë narkotrafiku”, shkruan media. Udhëtimet e shpeshta dhe përgjimet e telefonatave ndihmuan në zbërthimin e rrjetit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan sasi kokainë dhe sende të tjera të paligjshme, ndërsa u arrestuan disa anëtarë të grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit