Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Kroaci. Gazeta Jutarnji List shkruan se autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.
Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Sipas informacioneve të Jutarnji list dy persona kanë raportuar për lëndime të lehta.