Një 66-vjeçar me iniciale K.M., u arrestua në lagjen !16 prilli” në Fier. Ai po drejtonte makinën dhe ka përplasur këmbësorin 64-vjeçar me iniciale E.Q., Këmbësori u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “16 prilli”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Q., 64 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.