Kryeministri Edi Rama po u përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Rama u përgjigj për turizmin në Shqipëri dhe u shpreh se rreth 4.5 miliardë dollarë janë të ardhuar nga turistë të huaj.
“Ka pasur shumë pyetje për turizmin. Këtu kam raportin nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve, institucion i pavarur. Në Shqipëri pesha e turizmi për 2024 është 26 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 përqind e totalit. Shpenzimet e turistëve të huaja në 2024 ishte 4.8 mln dollarë. 278 mijë të të punësuar në këtë sektor. Më the turizëm 2-3 mujor.
Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali.
Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë.
Thënë të gjitha këto, të gjitha këto thonë i merr për vete, posi i marr për vete që ju marsha të keqen të gjithëve”, tha ai.