Ashtu siç nuk ka qenë e mundur të evitohen dallimet ndërmjet Sllovenëve e Serbëve, Kroatëve e Serbëve apo edhe Malazezëve e Serbëve nuk do ketë kurrë evitim dallimesh ndërmjet Shqiptarëve dhe Serbëve; po, ashtu të trazuar ishin lobuesit brenda Unionit Europian, të cilët bën thirrje politikanëve të kohës në Kosovë e Serbi, për ‘guxim’ për rivendosje të dialogut sipas edhe rezolutës të Shtator 2010 të OKB-së.
Duke kronizuar situatën juridike ndërkombëtare të Kosovës si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, bëhej e mundur përcaktimi i nivelit ndërshtetëror në rajon dhe i rrugëtimit euroatlantik. Por, nga çfarë doli në pah ishte veprimtaria e shteteve në arenën ndërkombëtare që influencohet vetëm nga vullneti i tyre për të akumuluar fuqi përgjatë procesit dialogues, me rolin dhe të drejtën e disa shteteve në mbrojtjen që politika e jashtme e tyre i bënte njërës palë, në këtë rast, Serbisë.
Në të vërtetë, çfarë e parashikuar në mënyrë të pakujdesshme nga Unioni Europian ishin; konsiderata e zyrtarëve të saj që merrej aq shpejt si e mirëqenë aktrimi politik i udhëheqësve shtetëror Serb në raport me dialogun, si dhe, sulmet mbi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës përmes fushatës së pandërprerë të Serbisë për “ç’njohjet” e deri tek ekstremi me sulmet paraushtarake ndaj rendit kushtetues dhe integritetit territorial në veri të Republikës së Kosovës, pra, arsyet e dukshme të pakujdesisë lejuan politika shkatërruese të qeverisë Serbe si ndaj nesh këtu ashtu edhe për UE-në.
Gënjeshtra më e madhe e politikës së emisarëve e zyrtarëve të UE-së mbetet se nuk ka alternativë, dhe se Prishtina zyrtare duhet të jenë në dialog me Serbinë, duke i bërë politikanët të besojnë se Republika e Kosovës i’a ka borxh dialogun.