-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna në Zvërnec/ Këlliçi: Mos u viktimizo! Rama je plaçkitësi i këtij vendi!

Kryesoret

Reagimi i deputetit demokrat Belind Këlliçi për dhunën e ushtruar nga rojet e sigurisë private ndaj protestuesve në bregdetin e Zvërnecit dhe deklaratave të sotme të Kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje.

LIVE-Komplot grek? Rama: Zvërneci? Mendova të iki në katund dhe t’ju lë fare

Postimi i plotë

Edi Rama, nuk të shpëton dot roja i sigurisë, je ti dhunuesi e plaçkitësi i këtij vendi!
Vetëm një politikan i korruptuar dhe një qënie pa moral e virtyt, mund të bëjë atë që bëri sot Edi Rama.
Me siguri, ai kishte planifikuar një tjetër fjalim, atë që bën zakonisht ku shan, dhunon e mallkon këdo që nuk është në klanin e tij. Por kur protesta dhe revolta i shkoi tek zyra, e grisi dhe sot mbajti një tjetër fjalim, atë që mban vetëm kur kërkon të ruajë pushtetin e lëkurën e tij.
Bëri viktimën dhe të përulurin, bëri atë që nuk është dhe dha shpjegime të gjëra e të gjata për Zvërnecin.
Po si ka mundësi që ai nuk bëri transparencë më parë, kur njerëzit dhe mediat ja kërkonin?!
Pse i shpërfilli ai të gjithë dhe e trajtoi si çështjen e tij personale deri dje pasdite?!
Pra Edi Rama edhe një herë tregoi se shpjegimi, transparenca, llogaridhënia, nuk janë zgjedhja e tij. Ai e bën këtë vetëm kur është i detyruar. Vetëm kur vihet në rrezik karrikja e tij.
Vetëm atëherë dhe prapë duke fshehur të vërtetën e madhe të asaj që ndodhi në Zvërnec. Se dhunuesi i qytetarëve aty nuk është një polic privat që po shihet me dëshpërim nga qeveria e kreu i saj si komardare shpëtimi.
Dhunuesi aty është Edi Rama.
Sepse ai është frymëzuesi i arrogancës, i goditjes së njerëzve.
Sepse Edi Rama është rreshtuar që në fillim me oligarkët e të fortët kundër interesit publik. Sepse tek Edi Rama, kriminelët dhe bandat e këtij vendi kanë gjetur partnerin me të cilin kanë dhe koordinator.
Pra nuk është aspak rastësi, apo incident ajo që ndodhi në Zvërnec dhe solli revoltë. Eshtë efekt i qeverisjes shtypëse të një kryeministri të korruptuar në palcë!
Një dhunë e tillë ndodh sot kudo në Shqipëri ku qytetarët shkelen me këmbë, nuk gjejnë të drejtën, sorollaten e fyhen nga njerëzit që kanë pushtetin.
Me aplogjinë e gjatë ku bëri sërish viktimën, Edi Rama vetëm i ka ftuar protestuesit të jenë më të shumtë sot pasdite dhe jo siç e ka menduar se duke nxjerrë një fytyrë që nuk e ka, do t’i mashtrojë të rinjtë e të rejat, do t’u hedhë hi syve.
Në mbyllje po të bëj një pyetje Edi Rama!
A i the të gjitha të vërtetat për Zvërnecin?!
Ti nuk do bësh kurrë transparencë, se ajo dihet.
Transparencën e munguar do e bëjmë ne!
Shihemi sot në Kuvend.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit