Babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Avokati i tij Luka Misteic e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetet soociale. Avokati shprehet se i është drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë për një vizitë të Thaçit në Kosovë tek babai i tij, por kërkesa është refuzuar.
“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar avokati i Hashim Thaçit.