Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar. Berisha i ftoj të gjitha forcat politik që ti bashkohen nëse e ndjejnë veten e tyre opozitarë.
Ai nënvizoi se deputetët socialistë plaçkisin dhe mbrohen nga shumica ndërsa deputetit Ervin Salianjit i ndrojnë trupën gjykuese dhe ia shtyjnë gjyqin.
“Situatë dramatike kemi ne në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe pluralizmit.
Sot ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri i vendit, ish-kryetari i parlamentit nxirret me dhunë nga makina pa i treguar mandat arrestin, zvarritet dhe goditet publikisht sepse ashtu donte Edi Rama.
Një deputet i yni është në burg, Ervin Salianji sepse guxoi të ngrihej mafies më të rrezikshme të Europës që është mafia Rama-Xhafaj. Dhe ai rri në burg, në vend që të jenë në burg këta.
Dhe në mënyrën më cinike i ndërrojnë trupën gjykuese, ia shtyjnë gjyqin, bëjnë akte tipike të një banditi diktatorial.
Nuk është thënë kot që narkodiktaturat janë forma më e keq e diktaturës. Nuk njohin asnjë lloj kufizimi, asnjë lloj rregulli.
Deputetët socialistë që plaçkisin nuk lëvizin, vazhdojnë dhe mbrohen nga shumica. Pra ne jemi në këto kushte ku Kushtetuta është privatizuar nga organizata kriminale e qeverisë.