Policia e Beratit ka arrestuar një 56-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.Në datë 17 dhjetor 2024, ka humbur jetën G.S. i cili ishte punësuar pa u siguruar dhe po punonte në rikonstruksionin e një objekti në zonën e kalasë. G.S., iu shkëput një masiv guri dhe e zuri poshtë dhe si pasojë humbi jetën.
56-vjeçari Çlirim Hoxhallari administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.