Në një intervistë të fundit, Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares, ka shprehur mendimin e tij për dy bashkëlojtarët e tij të rinj, Asllanin dhe Kristian Shpendin.
Kumbulla theksoi se Asllani, i cili luan te Interi, ka një të ardhme të sigurt falë aftësive të tij teknike, duke përmendur se ai gjuan shumë mirë me të dyja këmbët dhe bën pak gabime.
Ndërkohë, për Shpendin, që luan te Çezena, Kumbulla e cilësoi atë me potencial të madh, duke besuar se mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm në të ardhmen.
Çfarë nënkupton Kombëtarja për ty? “Është gjithmonë një nder për mua të përfaqsoj ekipin kombëtar, familja ime është gjithmonë pas TV, veçanërisht kur e vesh si fanellë. Vitin e kaluar shkuam në Europian pas kualfikueseve të mrekullueshme, më pas kishim një grup të vështirë. Për mua ne lamë shenjën tonë pavarësisht eliminimit, ishte eksperiencë e bukur”.
Çfarë mendoni për Asllanin e Interit dhe Kristian Shpendi te Çezena? “A njoh Asllanin më mirë duke qenë se kam luajtur me të në ekipin kombëtar. Në opinionin tim ai ka shumë kualitet të lartë përsa i përket anës teknike, gjuan shumë mirë me këmbën e majtë dhe të djathtë. E kam parë duke bërë shumë pak gabime me topat e gjatë. Është akoma i ri, mund të rritet dhe të maturohet, por e ardhmja e tij është e garantuar. E kam parë Shpendin duke luajtur nga larg dhe ai ka potencial të madh”, u shpreh Kumbulla për “Sportitalia”.