Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit në Romë është shprehurse çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër qeverisë.
Berisha tha se qeveria ka përzënë 45% të popullit për 10 vite. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë dhe të votojnë me 11 maj.
“Sot çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër këtij qeveritari që po shkatërron farën tonë, kombin tonë.
Thirrja ime për çdo shqiptar, mos harro kurrë se ke lindur për të dashur dhe mbrojtur Shqipërinë dhe sot kjo thirrje është që më 11 maj të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij Pashiqi që s’ka asgjë shqiptare.
Rreziku tjetër, është ekstremizmi i majtë. Në Shqipëri filloi beteja kundër familjes, filloi prindi 1, prindi 2. Solli në Parlament ligjin për të krijuar fermat e grave. Janë realitet në Shqipëri, sepse Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e Soros.
U përpoqën të na shfarosnin, për një Shqipëri pa opozitë, mirëpo ne e dinim që Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë. Ndaj nuk u dorëzuam, ndaj me besim të madh shkojmë drejt fitores.
Ka gjëra tokësore, ka edhe gjëra hyjnore. Në këtë kontekst, dy mrekulli sa tokësore dhe hyjnore ndodhën. Mrekullia e parë ishte fitorja e Donald Trump në SHBA.”, tha Berisha.