-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ngriu buzëqeshja në fund, trajneri i Tiranës: Jemi të mërzitur

Kryesoret

Pas barazimit 1-1 në derbin kundër Partizanit në Superligë, trajneri Bledi Shkëmbi i Tiranës tha se të tijtë kanë lënë dy pikë këtë të diel. Korçari i stolit të bardhebluve hodhi dyshime për një faull para golit të barazimit të Partizanit, i cili erdhi në minutën e fundit.

“Nuk më djeg si humbje, duhej ta kishim fituar ndeshjen, kishim momentet tona për ta dërguar në 2-0. Pavarësisht se nuk bëmë një lojë të bukur, bëmë maksimumin e mundësive tona. Jemi të mërzitur për dy pikë që lamë sot, për situatën ku ndodhemi, por duhet të dalim nga kjo situatë ku gjendemi.

Duhej të ishim më të qartë pas golit me mënyrën sesi qarkullonim topin. Kemi pësuar atë golin në fund, por duke e parë nga jashtë, ai gol ishte më shumë meritë e kundërshtarit se gabimi ynë.

Lojtarët më thanë se para asaj goditje këndi ishte një faull që nuk u dha për ne, më pas erdhi goditja nga këndi dhe u shënua goli. Është dhe pak fati i keq këtu.

Kemi bërë shumë mirë sot, kemi luajtur në një stadium që nuk jemi mësuar më parë, ishim më afër dyfishimit të rezultatit, por nuk mjafton vetëm kaq për situatën ku ndodhemi”, tha mes të tjerave Bledi Shkëmbi për RTSH Sport.

Plas në derbi! Gol në fund, kartonë të kuq dhe grushte

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit