-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Erion Veliaj, Keti Banushi: SPAK ka vepruar ndryshe

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Keti Banushi u shpreh se Erion Veliaj u arrestua ndryshe pasi ai nuk është person në hetim.

“‘SPAK ka nxjerrë 8 masa sigurie. Më ekstreme për Veliajn, për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Të njëjta akuza për Ajola Xoxa, me arrest shtëpie, por ka dhe akuzë fshehje pasurie. Abule ka akuzë për fshehje pasurie. Është dhe Gentian Sula, Fatmir Bektashi, 5 biznesmenë, shkelqim Fusha, që janë biznesmen ndërtimi. Ka qenë 8 shkurti 2024, kur SPAK ka marrë një kallëzim nga një person anonim ku ishin renditur disa fakte. Bëhet fjalë për një person Nesti Angoni. Dha fakte për SPAK. Është person anonim. Do jetë shumë i afërt që ka pasur dijeni për aktivitetin e zotit Veliaj, lidhur edhe familjarët e tij.

Bëhet fjalë për shifra, një sasi e gjetur Ajola Xoxas, kur iu bë kontrolli në qendrën Harabel ku iu gjetën në kasafortë. Avokatët e kanë justrifkuar për një shitje banese të babait të Xoxas. Akuzohet për blerje online në masën 86 mln lekë në 4 vite për veshje dhe bizhuteri. Për hetimin ndaj Veliajt nuk ka ndodhur më parë, janë verifikuar dhe rrobat në shtëpinë e mamasë së Ajola Xoxas.

Janë gjeneruar 1.1 mln euro, kjo ka qenë shifra sipas SPAK. Janë masa të ekzekutuar ditën e sotme. Ajola Xoxa është kthyer në Rinas. Për Veliajn masa u ekzekutua në orën 14:00. Kanë qenë agjentët e BKH me drejtues të policisë së shtetit dhe u dërgua në bllokun e sigurisë. Edhe për Ermal Abule u ekzekutua disa orë më vonë.’, tha gazetarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit