-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Berisha, si Trump, është persekutuar nga qeveria”- LaCivita: Kryeministri, kukull e Sorosit

Kryesoret

Christopher LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump, ka marrë drejtimin e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka theksuar se Sali Berisha është një mik i SHBA dhe një figurë që mund të fitojë, ashtu si Donald Trump.

LaCivita u shpreh se Berisha, si Trump, është persekutuar nga qeveria dhe se ata janë të angazhuar ta mbështesin për të arritur fitoren.

“Opozita e bashkuar jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i SHBA dhe do të punojë në mënyrë të suksesshme me Trump dhe SHBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se kukull i Sorros. Nuk mund të jesh edhe kukull e tij edhe mik i SHBA. Vetëm Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA.

Shumë në SHBA në media në partitë e së majtës kanë thënë se Trump nuk mund të fitonte por ai fitoi pavarësisht sulmeve të administratës Biden. Populli donte më shumë nga qeveria, këtë do edhe populli shqiptar. Këto ishin rrethanat që na bashkuan dhe na sollën këtu, sepse ne e dimë që Berisha mund të fitojë.

Berisha, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria. Ne jemi këtu që të ndihmojmë. “We can make Albania great again”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit