Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike rezultatet e reja të zgjedhjeve, pas numërimit të 90.09% të votave. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 41.00% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.35%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58% dhe AAK-Nisma me 7.56%.
Rezultatet janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato jashtë Kosovës. KQZ ka njoftuar gjithashtu se të dhënat do të mblidhen manualisht për shkak të problemeve me aplikacionin.
Në zgjedhjet e vitit 2021, LVV fitoi 50.28% të votave, PDK 17.00%, LDK 12.73% dhe AAK 7.12%.