-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ardhja e ekipit të Trump alarmon Ramën, urdhëron prokurorët të arrestojnë Veliajn

Kryesoret

Zëdhësja e Partisë Demokratike Florian Garo në një deklaratë për mediat u shpreh se çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe të njerëzve në Tiranë ka filluar. Garo nënvizon që pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e bashkisë dhe qeverisë së Soros në Tiranë.

Ajo thekson se ardhja e ekipit të Traumpit në Partinë Demokratike ka alarmuar Ramën duke urdhëruar prokurorët që të arrestojnë Erion Veliajn. Garo shprehet që me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita por edhe Shqipëria.

“Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita.

Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.

Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita.

Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.

Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn.

Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.

Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën.

Cdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti. Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Washingtoni në Tiranë.

Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri.

Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!”, tha Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit