Komisioni për Çështjet Ligjore ka shtyrë për nesër shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga PS dhe PD, për shkak të pamundësisë së deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme.
Deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj, kritikoi vendimin, duke e cilësuar si një pazar mes PS-së dhe PD-së dhe theksoi se prej 1 viti e gjysmë kishte depozituar projektligje për ndryshime në Kodin Zgjedhor që nuk ishin shqyrtuar ende.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, shpjegoi se propozimet e shtyra janë në lidhje me votën e diasporës dhe organizimin e procesit zgjedhor, dhe se ka një proces të përbashkët për shqyrtimin e të gjitha propozimeve.