-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nata e parë e Veliajt në burg, por çfarë ndodh tani me bashkinë? (Skenarët)

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kaloi mbrëmë natën e parë në qeli. Me urdhër të SPAK-ut u arrestua dje në zyrë, por çfarë ndodh tani me bashkinë e Tiranës? A do të kemi zgjedhje të reja? A do të japë dorëheqjen Erion Veliaj? Apo do ta shkarkojë kryeministri Edi Rama? Cilët janë skenarët?

Skenarët për drejtimin e Tiranës

  1. Veliaj është kryetar bashkie deri në një dënim të formës së prerë.
  2. Rama mund ta shkarkojë, por GJK ka vendosur rregulla strikte me rastin e Zef Hilës, nuk shkarkohet me një të rënë lapsi. Nëse Rama e bën, shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
  3. Nëse Veliaj jep dorëheqjen, shkohet në zgjedhjet të parakohshme. (Jo më herët se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë nga njoftimi i Presidentit)
  4. Veliaj mund të delegojë vetë tek një prej nënkryetarëve të bashkisë kompetencat e kryetarit.
  5. Këshilli Bashkiak mund të mandatojë një nga 3 nënkryetarët (Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi) për të kryer detyrat e kryetarit derisa çështja e tij merr drejtim ligjor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit