Lideri i opozitës Sali Berisha në takimin me këshillin kombëtar të Partisë Demokratike u shpreh se arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj.
Berisha nënvizoi se ai i kishte informacionet nga zyra e Edi Ramës dhe jo nga të tjerët.
“Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët.
I gjithë ky skenar që zhvillohet është në kurriz të shqiptarëve.
Qytetarët nuk ekzistojnë për Edi Ramën. Ato ekzistojnë vetëm për ti vjedhë, plaçkitë, për ti mashtruar.”, tha Berisha.