Qendrat, OJF-të e kontrolluara sipas SPAK-ut nga Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka kanë përfituar fonde dhe projekte të shumta jo vetëm nga bashkia e Tiranës ku firmoste Erion Veliajt por edhe nga ambasada, italiane por edhe amerikane.
Ndalemi në një rast që ka zbuluar SPAK për një projekt të ambasadës amerikane. 18 mijë dollarë ishte projekti. Por nga gjithë ky projekt, sipas SPAK-ut konstatohet se realisht janë shpenzuar “vetëm shuma 6.600 Lekë për person për një darkë në Hotel Dajti”.
Në këtë darkë, po sipas SPAK-ut ishin 70 persona, po pjesa tjetër ku shkoi? Në xhep. Në një tjetër episodet, Adela Kondakçiu, “truri” financiar i kompanive të Ajola Xoxës i thotë Ina Goxhajt se “buxhetet kanë qenë gjithmonë të fryra”.
SPAK arrin në përfundimin se “përsa i përket zhvillimit të projektit me ambasadën amerikane personat që realisht kontrollojnë “BYLA”-n kanë qenë Klotilda Bushka dhe Ejona Isufaj, tek të cilët Ina Goxhaj, sipas SPAK-ut, “thotë se duhet raportuar”.
Ekskluzive/ Dosja e plotë me 336 faqe me provat e SPAK-ut që arrestoi Erion Veliajn