Policia franceze ka arrestuar një shqiptar gjatë një kontrolli doganor.Policia ka sekuestruar më shumë se 60 kilogram drogë, mes të cilave një pjesë e madhe kanabis, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar xhandarmerisë fanceze.
Ndërsa të mërkurën, gjatë një kontrolli të kryer në autostradën e Arles, në një automjet u zbuluan më shumë se 60 kilogramë drogë, mësoi Le Figaro nga prokurori publik Tarascon.
Dogana gjeti më shumë se 50 kilogramë kanabis, më shumë se 10 kilogramë rrëshirë dhe më shumë se një kilogram kokainë. Shoferi me origjinë shqiptare është arrestuar. Një hetim u hap nga zyra e prokurorit publik të Tarascon dhe iu besua zyrës kundër narkotikëve.