-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Veliajt, Paloka: Lajmi më erdhi para se të ekzekutohej urdhri

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.

Paloka ka deklaruar se lajmi që mund të arrestohej Veliaj i ka ardhur pak minuta se të ekzekutohej urdhri. Ai u shpreh se më pas ua ka dërguar deputetëve si lajm.

“Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, këtë ua kam thënë edhe kolegëve të mi. Në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.

Unë e mendoja arrestimin, për Veliajn kam thënë që këtë nuk e arrestojnë se u duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita-s.

Për pak minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, tha Paloka në një intervistë në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit