-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biseda telefonike mes Marco Rubio dhe homologut rus, zbardhen diskutimet

Kryesoret

Ditën e sotme Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio patën një bisedë telefonike.

Ata ranë dakord për kontakte të rregullta në përgatitje për takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, komunikimi u zhvillua me iniciativën e palës amerikane.

“Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre të ndërsjellë për të qenë në kontakt për çështjet urgjente ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen rreth Ukrainës, situatën rreth Palestinës dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme dhe drejtime të tjera rajonale”, nënvizohet në deklaratën e ministrisë ruse.

“Sergey Lavrov dhe Marco Rubio konfirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të rivendosur respektin e ndërsjellë për dialogun ndërshtetëror në përputhje me tonin e vendosur nga presidentët.”, thuhet më tej në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit