Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në mesnatë në aksin Librazhd-Prrenjas në fshatin Pishkash.
Makina tip Benz me drejtues një 34-vjeçar është përplasur me kamionin, që drejtohej nga një person nga Maqedonia e Veriut.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari.
I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.