Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale A.B., pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Gjithashtu janë proceduar E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë K. S dhe 17-vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.