-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qëlluan makinat, ofenduan gjyqtarët dhe prokurorët”! Policia mbron protestuesit e Veliajt: Nuk shkelën ligjin

Kryesoret

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, teksa kjo e fundit kërkoi llogari për mosmarrjen e masave të sigurisë gjatë protestës së mbështetësve të Erion Veliajt para gjykatës, teksa kryebashkiakut i verifikohej masa “arrest në burg”.

Protesta pro Veliajt/ SPAK dhe Gjykata i kërkojnë llogari policisë: Pse nuk morët masa?

Gjykata tha dje se gjyqtarë dhe prokurorë janë ofenduar dhe makinat shoqëruese janë qëlluar nga protestuesit. “Protestuesit jo vetëm kanë penguar gjyqtarët të dalin nga ambientet rrethuese të gjykatës, por edhe kur kanë tentuar të dalin, automjetet shoqëruese të tyre janë qëlluar nga ana e protestuesve, duke sharë dhe ofenduar gjyqtarët dhe prokurorët” tha gjykata.

Por policia thotë se “qytetarët në datë 12 shkurt janë grumbulluar në mënyrë spontane dhe pa cenuar rendin publik, ndaj për këto arsye procedura standarde e tubimeve nuk ka gjetur zbatim për vendosjen e kordonit policor, i cili vendoset në vendin e kufizuar për tubim, çka në rastin konkret përveçse e panevojshme do të ishte edhe e pamundur, për shkak se grumbullimi i qytetarëve ka qenë spontan dhe i pa paralajmëruar“.

Skandali me protestën pro Veliajt/ Gjykata apo policia, kush gënjen? Dy deklaratat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit