-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me thikë në Austri, vritet 14-vjeçari dhe 4 të plagosur, arrestohet autori

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Austrisë ku një 23-vjeçar goditi me thikë pesë kalimtarë në Villach. Si pasojë mbeti i vrarë një 14-vjeçar.

Sipas mediave vendase krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor. Menjëherë policia ka arrestuar autorin e sulmit, sirianin me leje qëndrimi.

Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, cituar nga “Kurier”, 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00, të moshës 14 deri në 23 vjeç.

Një dëshmitar i sulmit pasi ka parë skenën, ka përplasur sirianin me makinën e tij duke lehtësuar kështu arrestimin e 23-vjeçarit.

Ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përjashtuar mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit