Policia e Tiranës ka arrestuar 4 të miturit e moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Ditën e djeshme ata në zonën e quajtur Ish Fisha e Aviacionit kanë tentuar që të merrnin me dhunë sendet personale të një 21-vjeçari, i cili ka kallëzuar në polici. Më pas policia i ka identifikuar 4 të miturit dhe i ka arrestuar.
Ndërkohë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.