-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Mynih: BE, pacienti me 27 mjekë! SHBA, shfaqje me një sherif

Kryesoret

Në një panel për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Kryeministri Edi Rama komentoi mbi situatën aktuale të BE dhe të SHBA. Ai theksoi se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të ndryshojë, duke e krahasuar atë me një pacient që trajtohet nga 27 mjekë.

Rama bëri batuta mbi BE-në, duke thënë se Netflix mund të bëjë dy seriale: një për BE dhe një për SHBA, ku BE do të ishte pacienti me 27 mjekë, ndërsa SHBA do të ishte shfaqja me një sherif.

“Ajo çfarë di është se kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por, duke qenë një dashamirës mjaft i madh i Netflix, do thoja se pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë, nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflixi mund të bëjë dy seriale, një për BE, një për SHBA.

Ai për BE do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqe ra fjala por njëri u çmend edhe u largua nga spitali. SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo cfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtëmase e mirë, së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Evropës që nuk është BE, ne jemi E, pa B dhe i shohim gjërat pak ndryshe. Është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sesi Evropa duhet të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë dhe tani do të shohim ca do të ndodhë nga kjo”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit