Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Jashtme e Izraelit ka shpërndarë një urim të veçantë për këtë ngjarje të rëndësishme, duke e bërë atë në gjuhën shqipe.
Ky postim vjen pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, që u bë e 117-ta shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u zyrtarizuan në shkurt të vitit 2021, dhe Izraeli ka hequr gjithashtu vizat për qytetarët e Kosovës, duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve kosovarë.